Jo gjithnjë estrada korruptohet nga biznesmenët dhe njerëzit që kanë fuqi për të ndikuar tek një personalitet.

Rasti i fundit ka ndodhur tek këngëtarja Ryva Kajtazi, e cila pas një interviste të dhënë në gazetën “Zëri”, ku ka derdhur mllefin e saj për shkak të mosftesës që nuk i është bërë nga festivali “Ziko TV”, në të cilën ishte e nominuar në dy kategori dhe nuk arriti të shpërblehet me asnjë çmim.

Asaj i kishte mbetur hatri përse nuk kishte marrë qoftë dhe një ftesë, ndonëse ajo nuk kishte njohuri rreth kësaj ngjarje, por këtë e kishte kuptuar nga kolegët e saj.

Në momentin që Ryva kishte deklaruar për “Zëri”-n, nuk kishte menduar për pasojat që do t’i ketë më pas nga ‘Ziko TV’, ndonëse ajo kohë më parë kishte marrëdhënie të mira me ekipin e këtij televizioni, por në fund çdo gjë doli në shesh.

Por pas një kohe, këngëtarja duke mos dashur të prish raportet, përgënjeshtron deklaratën që kishte dhënë për Zëri”-n, duke dëshmuar se disa nga këngëtaret tona ndikohen nga të tjerët respektivisht janë të varur nga buxheti i biznesmenëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here