Sapo ka dalë në treg edhe videoja më e re e këngëtares Ryva Kajtazi, ku duket një ritëm i njëjtë me këngën “Hajde zemër”, sepse dhe autori i muzikës është i njëjti.

Por në këtë video përveç modelëve të tjerë kosovar, bie në sy edhe personazhi që është aktual dhe i famshëm në “Big Brother Albania 5”, Meti.

Konkurrenti i këtij reality-show ka marrë pjesë në këtë video vetëm pak ditë para se të hynte në BB5. Videoklipi i Ryva Kajtazit me titull “Duhemi” është realizuar nga produksioni kosovar “Asha”, ndërsa për veshjen e saj është kujdesur stilistja Flutura Dedinja, ku Ryva e ka shfrytëzuar edhe veshjen, fustanin me gurë të kuq, që kishte në programin e Labit në RTV21.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here