Ryva Kajtazi thyen rekord në KartingRyva Kajtazi ka treguar talentin e saj në vozitje në Karting duke shkëlqyer në emisionin “Automan” të KTV-së.

Në emisionin e dytë të formatit të ri ajo ka mposhtur Lorin dhe ka thyer rekordin që e mbante Fatos Kryeziu. Rekordin e shpejtësisë në këtë garë ajo e theu në luftë për “Pole-position”.

“Kjo garë ishte një eksperiencë shumë e mire sidomos kur shpërblehesh me fitore, por mbi të gjitha t’u thyesh rekorde meshkujve…”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Në këtë emision Ryva tregoi edhe planet e saj për të ardhmen. Ajo njoftoi se së shpejti do të vijnë dy projektet e reja.
“Jam duke punuar në dy këngë të reja, që do të vijnë shumë shpejt. Njëra është duet, ndërsa tjetra solo”, ka thënë ajo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here