Ryva Kajtazi ka përgatitur videoklipin më të ri të cilin e ka realizuar në Shqipëri me “Max Productions”, ndërsa thotë se klipi nuk është i ngarkuar me ndonjë tematikë, porse ai përmban skena të bukura për sy.

Kënga titullohet “Hipnotizon” dhe është realizuar nga Çekiç me tekst të Bleros, ndërsa këngëtarja bën të ditur se xhirimet kanë zgjatur dy ditë dhe kanë shkuar pa pengesa.

Klipi përbëhet prej disa skenave, kurse njëra prej tyre është realizuar me fjolla bore që është karakteristikë e veçantë, sepse jemi në stinën e verës. Nuk ka ndonjë ngjarje, sepse kënga është mjaft ritmike dhe vendosëm të mos e ngarkojmë, mirëpo do të ketë skena të bukura vetëm për sy”, ka thënë Ryva në një intervistë për Kosova Sot.

Për më shumë, këngëtarja bën të ditur se aktualisht është aktive edhe në serialin “Spitaliks”, ndërkohë që sa i përket jetës private “nuk ka asgjë konkrete për t’u theksuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here