Ryva Kajtazi flet për shtatzëninë dhe këngën e reRyva Kajtazi, është nga ato këngëtare që gjithmonë qëndron sigurt në pozicionin e saj në skenën muzikore vendore. Ryva, ndër vite ka sjellur shumë këngë, të shndërruara ne hite. Ajo, bën muzikë të mirë dhe shfaq stil.

Kënga e fundit e lansuar me videoklip është ajo me titull “Dalim Sonte”, e cila ka ardhur në bashkëpunim me ‘’Tarabuka Band’’ & Dj Star. Kënga është një përpunim i këngës së vjetër “Oj lulija jonë”.

Këngëtarja ka thënë se ‘’Dalim Sonte’’ ka qenë një zgjedhje e mirë dhe që I ka dhënë lezet kësaj vere, e cila për të ka qenë tejet intensive.

Në ‘’Forever Young’’, në ‘’Radio Vala Rinore’’ Ryva ka treguar se pas një periudhe të ngjeshur me aktivitete muzikore, ajo ka kaluar disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj. ‘’Ishim në pushim dhe u relaksuam. Kaluam shumë mirë dhe e hoqëm pak lodhjen’’, ka thënë ajo. E pyetur rreth mundësisë së sjelljes së ndonjë fëmiju, Ryva është përgjigjur: ‘’Shpresojmë që të ndodh së shpejti’’.

Në media disa herë është spekuluar për një shtatzëni të mundshme, ndërkaq këngëtarja ka thënë se tashmë është mësuar me thashetheme të tilla.

Ajo ka treguar se më në fund është duke e përgatitur një baladë, që do ta sjellë me videoklip. ‘’Më në fund po vijë me një baladë, të cilën jam duke e punuar në studion e Virusit. Është një këngë që besoj do të pëlqehet’’, ka thënë këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here