Ryva Kajtazi edhe moderatoreKëngëtarja dhe aktorja e njohur Ryva Kajtazi edhe pse shumë e angazhuar në muzikë edhe në biznesin e saj privat, nuk po e lë veten me kaq, ajo tashmë është duke e provuar veten edhe në rolin e moderators, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një bisedë për RTV Dukagjinin, ku ka thënë se tashmë është çdo gjë në pjesën fillestare, por ajo çfarë ka treguar është se emisioni do të jetë përkrah Valon Malokut dhe me karakter argëtues.

Ndryshe edhe sa i përket angazhimit të saj në muzikë, Ryva nuk po ndalet. Këngëtarja ka thënë se në prag të sezonit veror do të vijë me një këngë ritmike të plotësuar me videoklip./Telegrafi/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here