Si shumë këngëtarë të tjerë edhe Ryva Kajtazi shpeshherë është ndarë e zhgënjyer me festivalet dhe show-t e organizuar në vend.

Së fundi ajo ishte e nominuar në disa kategori në show-n e organizuar nga “Zhurma Show Awards 2012” dhe nuk u shpërblye me asnjë çmim. Ndonëse ajo nuk mori asnjë ftesë për të qenë pjesë e këtij show dhe nominimin e këngës e kishte dëgjuar nga disa kolegë.

“Më ka habitur fakti që në këtë show kam qenë e nominuar dhe nuk kam marrë asnjë ftesë për të qenë pjesëmarrëse. Si mund që kënga të nominohet në festival dhe këngëtari të mos jetë prezent. Por fundi fundit as që kam qenë e interesuar për këtë por thjeshtë kur kuptova nga kolegët se kam qenë e nominuar u befasova. Por kështu ndodhë tek një pjesë e madhe e festivaleve në vend, andaj për shkak të zhgënjimit ka një kohë të gjatë që nuk marrë pjesë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Sipas Ryvës në pjesën e dërmuese të festivaleve çmimet nuk ndahen me meritë, vlen të ceket edhe “Zhurma show awards 2012”, që sipas Ryvës ishte mjaftë klanor dhe vetëm disa nga emrat e estradës arritën të shpërblehen. “Këtu tek ne tani është bërë çdo gjë klanor, asnjëherë nuk fiton vlera por ai që ka lidhje me organizatorët e festivalit dhe në shumicën e rasteve grupe klanore arrijnë të marrin çmime pa meritë”, shton ajo.

Sipas Ryvës trofetë e ndara në “Zhurma Show Awards 2012” dhe në shumicën e festivaleve tjera nuk kanë asnjë vlerë dhe për të nuk janë të rëndësishme. Ryva tani në këto momente është e përkushtuar ndaj projekteve të reja të cilat do ti shpalos në programet e festave të fundvitit, ndërkaq angazhimet në koncerte brenda dhe jashtë vendit nuk kanë të ndalur. Ajo shpreson që suksesi i saj në karrierë të rritet çdo ditë e më shumë, duke pasur mbështetjen e adhuruesve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here