Ryan Reynolds shpallet mashkulli më seksi për vitin 2010. Titulli i është dhënë nga revista People, ndërsa një vit më parë me këtë titull u nderua një tjetër aktor, Jonny Depp

Ylli i filmit “Proposal” la mbrapa dy konkurrentë të fortë sic janë aktori Jon Hamm në “Mad Men”, dhe Kellan Lutz në “Tëilight”, të cilët u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht. 

Në 10-tëshen më të mirë u përfshi edhe reperi Drake, aktori i “Glee”, Matthew Morrison, si dhe këngëtari dhe aktori Justin Timberlake. Reynolds ia ka dedikuar këtë titull familjes dhe gruas së tij Scarlett Johansson, edhe ajo e shpallur ‘Bukuroshja e vitit’ nga revista GQ.

Johnny Depp, i cili në vitin 2009 e fitoi për të dytën herë këtë titull, nuk u përfshi në 10-tëshen më të mirë, edhe pse lexuesit e People.com e votuan atë si ‘Mashkulli më seksi i të gjitha kohërave’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here