Komiku dhe burri i këngëtares Katy Perry, Russell Brand, është dëbuar nga Japonia për në SHBA, për shkak të një incidenti që ka ndodhur para dhjetë vjetëve.

Problemi me autoritetet për të cilin është dëbuar Brand, e ka shpjeguar gruaja e tij, Katy Perry, për Twitterit.

Mirë… burri im është dëbuar nga Japonia. Jam kaq e trishtuar. E solla pasi dëshiroja t’i tregoja vendin tim të pëlqyer”, ka shkruar këngëtarja, duke menduar për Tokion, dhe shtoi se është dëbuar për diçka që ka ndodhur para 10 vjetëve, por mbi të gjitha i do fansat e saj japonezë.

Katy Perry është aktualisht në një turne në Japoni, ku do të ketë tri performanca, në Nagoi, Tokio dhe Osaka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here