Rupert Grint është i kënaqur që franshiza e Harry Poterit ka përfunduar më në fund xhirimet, pasi tani mund të përqendrohet në kërkimin për të dashur.

Aktori u bë i famshëm duke luajtur djaloshin Ron Weasley në filmat për magjinë, dhe ka mbetur beqar që kur hyri në qendër të vëmendjes.

Grint pranon se është përpjekur të takojë vajza gjatë disa viteve të fundit, pasi ishte i përqendruar në punë, por shpreson se do të gjejë dashurinë tani, kur ka më shumë kohë.

Ai deklaroi për “E! Online” se “nuk mendoj se kurrë nuk ka qenë lehtë takimi i njerëzve. Do të shohim. Tani kur kam përfunduar, kam shumë kohë të lirë – kush e di?”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here