Rudina shijon rrezet e diellit me vajzënKanë kaluar vetëm pak javë nga lindja e vajzës së saj Mias dhe moderatorja Rudina Magjistari, ka nxituar që të shijojë bashkë me të bijën, rrezet e fundit të diellit në nëntor.

Në një shëtitje nga kodrat e Liqenit të Tiranës, Rudina sëbashku me Mia duket se kanë shijuar disa momente në ajër të pastër.

Moderatorja e “Takimi të Pasdites”, shfaqet e lumtur ndërsa i buzëqesh aparatit dhe shtyn karrocën e Mias.

Duket se Rudina, nuk ka patur aspak kompleks daljen e saj në foto pas lindjes, si shumë personazhe të njohur dhe e ka ndarë këtë foto dhe momente të lumtura që po shijon, me të gjithë ndjekësit e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here