Rudina Magjistari: Veshja e njëjtë me kolegen ishte koincidencëPrezantuesja e njohur Rudina Magjistari është e pranishme në çdo mbasdite të shqiptarëve përmes emisionit të saj “Rudina” në TV Klan.

Së fundmi ajo ka qenë e përfolur për shkak të një veshje në emisionin e saj, pasi e njejta garderobë ishte veshur pak kohë më parë nga Najada Elmazi në emisionin “Pro Art”.

Në të majtë Najada Elmazi, moderatorja e emisionit “Pro Art”, ndërsa në të djathtë Rudina Magjistari, moderatore e emisionit “Rudina”.

Ajo ka reaguar me një postim në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka shkruar se e gjitha kjo ka qenë një koincidencë, dhe nuk shqetësohet aspak nga mediat që shkruajnë shkrime të tilla.

Sipas saj disa prej portaleve që merren me krahasime të tilla janë qesharake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here