Rudina MagjistariTë tjera foto interesante na mbërrijnë nga pushimet e Rudina Magjistarit në Barcelonë. Është larguar nga Tirana që ditën e votimeve, pra në 28 Qershor dhe qëndrimi në Barcelonë po vijon të jetë më i gjatë seç ishte parashikuar.

Ishte ky i fundit, vendi për të cilin shoë-girli i mirënjohur mezi priste të kalonte ditët e relaksit. Po bëhet plot një muaj në vendin Spanjoll dhe Rudinës as që po i bie mendja për Shqipërinë.

Në këto foto që shihni Rudina ka dalë me njerëz të afërt me të cilët po përjeton këto ditë pushimi. Është e qetë nga kjo anë, se çdo gjë për emisionin e ka lënë gati dhe puntatat “Best Of” janë përgatitur. Ndodhet atje thjesht për të ndërruar ambient dhe i pëlqen. Atë muaj që do të kalonte pushim në Tiranë vendosi ta kalonte në Barcelonë.

Për të njohur më mirë një qytet që e kishte parë gjithmonë shumë shkurt. Barcelona është për të e magjishme, plot me sharmin e historisë së Mesjetës dhe një nga qytetet më përfaqësuese të arkitekturës moderniste. Është një vend shumë i gjallë. Shumë kozmopolit, të paktën në këtë sezon, e ku ke mundësi të njohësh njerëz nga të gjitha vendet e kulturat. Për të mos thënë pastaj që deti është shumë afër, ndaj dhe për këtë arsye pushimet në Barcelonë marrin çfarëdolloj trajte. Po kalon vërtet mirë. Madje po dëshiron të qëndrojë edhe pak më gjatë.

Sipas saj në këtë kohë Barcelona është e tejmbushur me të huaj dhe spanjollët përfaqësojnë gati vetëm gjysmën e popullsisë në këtë sezon turistik. Por pas një muaji relaksi total, vjen edhe rradha e angazhimeve në punë që nuk janë të pakta për Rudinën. Me t’u kthyer nga Barcelona përsëri do të vijojë me emisionin që sipas Rudinës duhet filluar puna sa më shpejt sepse është një edicion që gjithmonë ka zhvillime dhe të reja për të punuar.
Dhe në fakt u mësua keq me pushime dhe si çdo njeri tjetër, kërkon edhe pak më shumë relaks, por ç’ti bësh punës që medoemos duhet t’i kthehesh. Por gjithsesi më pas përsëri Rudina vetes do ti krijojë edhe disa ditë të tjera pushimi, këtë herë në jug të Shqipërisë që për prezantuesen e bukur, mbetet gjithmonë një dashuri më vete.

Burimi: Revista Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here