rudinamagjstariSpektakli i talenteve të rinj “Gjeniu i Vogël” pritet të ngrejë siparin e tij më datë 24 mars në ekranin e televizionit “Klan”. E ndërkohë që nga nata e para na ndajnë edhe dy javë, “Bluetooth” ka zbuluar detajet që do të ndërtojnë këtë spektakël. Ndërsa produksioni do vazhdojë të jetë i njëjtë edhe këtë vit, ndryshime do të ketë në prezantim dhe juri. Pandi Laço do vazhdojë të shkruajë skenarin, vëllai i tij Bledi do të jetë sërish regjisor dhe Adi Hila do ta mbajë përsëri postin e drejtorit artistik…

Ama ky i fundit këtë vit do të dalë edhe para kamerave, duke zënë kështu vendin e një prej anëtarëve të jurisë. Kolegë të tij në jurinë e këtij viti, do jenë: Sopranoja Vikena Kamenica, kantautori Pirro Çako dhe këngëtarja e dashur kosovare Genta Ismajli. Sakaq mësohet se vendin e Suela Demirit do ta zërë imazhi i pasditeve shqiptare, Rudina Magjistari, e cila do të shënojë me këtë përvojë të re një rikthim në botën e spektaklit, disa vite pas formatit që mbante vulën e saj “Taksi e rezervuar”.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here