Prezantuesja ikonë e televizioneve shqiptare, Rudina Magjistari është vlerësuar këtë fillimjavë me çmimin e vullnetarizmit për vitin 2012. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli Rinor Shqiptar i akorduan moderatores së njohur këtë çmim me motivacionin: “Personalitet në media me kontribut të veçantë në promovimin e vullnetarizmit dhe vlerave të tij”.

Rudina Magjistari përgjatë karrierës së saj televizive u ka kushtuar një rëndësi të veçantë tematikave sociale, mjafton të kujtojmë këtu ciklin e emisioneve “T’kam zemër”, “Misioni vazhdon”, apo edhe “Takimi i Pasdites”. Prezantuesja e pyetur nga “Bluetooth” lidhur me këtë çmim, përveç kënaqësisë që i ka dhuruar, ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë lexuesit: “Puna vullnetare është një detyrë qytetare që çdokush duhet ta kryejë. Ndihem vërtet shumë e nderuar, e lumtur dhe e kënaqur për këtë vlerësim.

Është një nga çmimet më të bukura që kam marrë”, ka përfunduar Magjistari, e cila emocionet e këtij çmimi i ka përçuar edhe gjatë transmetimit të “Takimit të Pasdites” ditën e hënë ku dhe i është dorëzuar kjo certifikatë nga Erion Kristo.  Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here