Prezantuesja e njohur Rudina Magjistari është bërë objekt i një incidenti të ndodhur dy ditë më pare në kryeqytet, ku kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e Policisë, pavarësisht se ka rezultuar e panevojshme.

Mësohet se mesditën e së mërkurës, Magjistari gjatë kalimit në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ka ndeshur vështirësi, pasi një automjet kishte bllokuar qarkullimin duke parkuar në mes të rrugës.

Pasi ka qëndruar për mbi 20 minuta duke i rënë burisë dhe duke mos hasur asnjë reagim të personit që ndodhej brenda në mjet, prezantuesja ka telefonuar forcat e policisë.

Ndonëse Magjistari i ka vënë në dijeni efektivët blu, ndërhyrja e tyre ka qenë e panevojshme pasi personi që kishte në pronësi automjetin ka reaguar, duke liruar rrugën. Pavarësisht këshillës së efektivëve për të depozituar kallëzim, Rudina Magjistari nuk ka preferuar ta ndjekë më tej këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here