Pas konfliktit, Bleona vendos të mos japë intervistë për “Pasditen” në Tv Klan.

Ishte parashikuar për të qenë një takim i thjeshtë pune dhe bashkëpunimi ai mes këngëtares shqiptare që jeton në Amerikë, Bleona Qeretit, dhe prezantueses së njohur dhe mjaft të dashur për publikun, Rudina Magjistarit.

Një takim, i cili është lënë për t’u zhvilluar në “Hotel Sheraton” mes të dyjave, më pas ka degraduar në një konflikt aspak të këndshëm. Përplasja me fjalë ka nisur në momentin që do të zhvillohej intervista, e cila ishte parashikuar për në orën 17:00 të pasdites.

Rudina e ka takuar Bleonën në orën 6 pa çerek, në një kohë që këngëtarja Qereti ka qenë duke folur me balerinët. Në orën 6, Rudina i ka kërkuar Bleonës t’i lërë balerinët dhe të nisnin intervistën për “Takimin e Pasdites”. Në këtë kohë Bleona i ka thënë Rudinës të presë edhe 5 minuta, ndërsa kjo e fundit i ka përsëritur që të mbaronin fillimisht intervistën për emisionin. Në këtë kohë Bleona i është përgjigjur: “Më mirë e lëmë fare…”. Më pas të dyja kanë përdorur fjalë dhe një ton jo shumë miqësor ndaj njëra-tjetrës dhe intervista me Bleonën nuk u bë ashtu siç ishte parashikuar. Lidhur me këtë incident, kontakti me Bleonën ka qenë i pamundur, pasi ajo ka udhëtuar menjëherë drejt Prishtinës, edhe pse nga burime të afërta me të kemi mësuar se nuk ka dashur të bëjë asnjë koment. Ndërsa Rudina Magjistari është përgjigjur shkurt, pa dashur t’i japë rëndësi këtij lajmi: “Kam shumë punë dhe s’kam kohë të merrem me thashetheme”. Në fakt, gjithë zënka për shkak të vonesave të shkaktuara si nga Bleona, ashtu edhe nga Rudina, është tërësisht banale nëse do të kemi parasysh reputacionin e “Pasdites” dhe atë të moderatores së njohur Magjistari.

Gazeta MAPO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here