Rudina Hajdari në zyrë me Ilir MetëniRudina Hajdari pasi ka përfunduar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  vajza e heroit të demokracisë, ka pak ditë që ka filluar punë në Ministrinë e Jashtme.

Rudina një vit më parë kishte deklaruar se do të kthehej sërish në Tiranë dhe nuk e shihte veten në Amerikë.

Duket se vajza e Azem Hajdarit e ka mbajtur fjalën, madje ka nisur punë pikërisht në profilin e saj, në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Rudina Hajdari punon në stafin e ngushtë të ministrit Ilir Meta, pa e vrarë mendjen për mëritë politike, por duke u fokusuar më së pari, në punën e saj, që duket se ka si qëllim futjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here