RTL2 krahason Era Istrefin me Rihannan Era Istrefi po bën bujë në mediet botërore. I fundit që ka përgatitur një storie për këngëtaren nga Prishtina, është televizioni gjerman, RTL2. Në këtë storie, 22 vjeçarja është krahasuar me këngëtaren e njohur botërore, Rihanna.

Hiti i saj “Bon Bon” është një nga këngët më të preferuara në mediet evropiane, edhe ato gjermane ndërsa atë dhe stilin e saj e quajnë “Cool”.

Storia vazhdon duke thënë se këngëtarja jeton në Kosovë, në një vend ku 70 % të të rinjve janë të papunë dhe ku vitin e kaluar shumë banorë për shkak të gjendjes ekonomike kishin marshuar drejt Gjermanisë.

“Dëshiroj që njerëzve t`u jap shpresë dhe se mund të arrijnë atë çfarë ata duan, pavarësisht se nga vijnë ata”, ka thënë Era për RTL2, transmeton albinfo.ch.

Storia përfundon duke thënë se para Erës qëndron një karrierë e bujshme, e cila ndoshta mund të arrij edhe suksesin e Rihannes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here