rezartaPo i afrohet lindjes dhe përzgjedhja e emrave për bebushin e saj nga fansat ka bërë që këngëtarja Rrezarta Shkurta të hedhë në votim dy nga emrat e përzgjedhur të saj.

Kohën e fundit përveç shijimit të shtatzënisë, Rrezi ka qenë në kërkim të emrave, ku pas shumë hulumtimeve dhe kërkimeve, ajo më në fund ka përzgjedhur dy emra, Aria dhe Ajna.

Por ajo vetë nuk ka mundur të përcaktohet se cili do të ishte emri final për vajzën e saj, prandaj tani janë vetë fansat që do të votojnë për njërin nga këta emra dhe ata do të vendosin për emrin e vajzës që Rrezi do ta sjellë në jetë gjatë këtyre ditëve.

“Pas shumë e shumë emrash dhe idesh të shumta nga miq e familjarë, ne kemi ngecur tek dy emra. Aria dhe Ajna. Ju për kë emër do të votonit”, ka shkruar Rrezi në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here