Dje në orët e pasditës, kur ajo kthehej nga trajnimi, persona të panjohur rrëmbyen këngëtaren e famshme boshnjake Maja Beroviq.
Supozohet se këngëtarja është ndjekur në muajin e fundit, dhe rrëmbyesit kanë qenë në dijeni se çka ka bërë dhe ku ka shkuar gjatë ditës.
Siç njoftojnë mediat lokale, rrëmbyesit kontaktuan me të fejuarin e saj Alen dhe i kishin kërkuar një shpërblim.
Ndryshe Maja u shfaq në skenë nëntë vjet më parë, dhe në tre vitet e fundit fitoi sukses të madh. Ajo është në lidhje me biznismenin Alen.