thecallingKëngëtari i grupit “The Calling”, Alex Band, u rrëmbye dhe u rrah gjatë fundjavës në Michigan, SHBA.

Sipas mediave amerikane, 32-vjeçari ishte duke shëtitur në katër të mëngjesit, ditën e dielë, kur një grup personash të dalë nga një furgon e rrahën në rrugë, përpara se ta merrnin në furgon dhe ta hidhnin pranë disa shinave të trenit.

Ishin anëtarët e tjerë të grupit që dolën ta kërkonin dhe duke ndjekur gjurmët e tij, e gjetën pa ndienja dhe e dërguan në spital.

Për momentit, dihet vetëm se Band i mbijetoi rrahjes, por gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur.

”The Calling” u ngjitën në majat e hit-parade në vitin 2001 me këngën “Wherever you will go”.

Pasi u ndanë për disa vite, anëtarët e grupit janë ribashkuar sërish së fundmi dhe po punojnë për një album të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here