Rrëfim tronditës i Kate WinsletKate Winslet në një prononcim të fundit është rrëfyer se ajo nuk e ka pasur aspak të thjeshtë që të kalonte dy ndarjet në jetën e saj, por njëkohësisht është e lumtur që ajo arriti ti përballonte me sukses.

Pavarësisht se ajo është një ndër aktoret e talentuara, e njëjta gjë nuk ndodh me jetën e saj personale. Ylli i Hollivudit, Kate Winslet, e cila u martua me Ned Rocknroll në 2012, rrëfen se nuk ka qenë e lehtë të përballej me ndarjen me Sam Mendes dhe Jim Threapleton.

Duke folur për Wall Street Journal Magazine, 39-vjeçarja rrëfen se nuk e konsideron veten një yll kinemaje dhe arsyen se pse e mban Academy Award në tualet. “Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur në jetën time.

Askush nuk e di se sa zgjati martesa ime e parë, askush nuk e di se sa zgjati e dyta. Dhe unë jam krenare që kam heshtur. Njoh mjaft njerëz që nuk janë në sytë e publikut dhe kanë kaluar disa martesa. Dhe unë i’a dola, këto janë letrat që më dha jeta. Unë nuk e kisha planifikuar kështu. Dhe kjo nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë Kate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here