Në kuadër të takimeve që shkolla 9-vjeçare “Skënder Çaçi” në Tiranë zhvillon herë pas here me artistët, e ftuara e nderit kësaj radhe ishte artistja e merituar Roza Anagnosti.

Në këtë takim u fol mes të tjerash për karrierën e gjatë artistike të aktores, si dhe u shfaqën pjesë nga filmat ku ajo ka interpretuar, si “Plagë të vjetra”, “Komisari i Dritës” e “Mësonjëtorja”.

“Cdo komb ka memorien e tij dhe një komb pa memorie nuk është asgjë. Ju treguat që keni kujtesë dhe vlerësoni këto filma që janë xhiruar shumë vite më parë. Kjo do të thotë që vlerësoni punën e bërë dhe jeni gati ta çoni atë më përpara”, u shpreh Anagnosti para nxënësve./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here