Rrëfehet Limaj: Jeta ime me Arlindën Padyshim se secilit nga ne i intereson jeta e një personi që mbanë përgjegjësi publike. Kësaj radhe për ju lexues të dashur kemi zgjedhur që t`iu shpalosim momente nga jeta e njërit prej politikanëve më të votuar në Republikën e Kosovës.

Është ky deputeti dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili për Bota Sot rrëfen për jetën e tij familjare, bashkëshorten e tij Arlindën, fëmijët dhe madhështinë e të qenit gjysh.

Cilat ishin momentet me te vështira nga ana emocionale qe jeni pasur ne jete?

Fatmiri: Të them të drejtën në jetën time kam pas shumë momente të vështira emocionale si: burgosja dhe vrasja e shokëve të luftës kanë qenë momente shumë të rënda emocionale.

Pastaj vdekja e prindërve dhe gruas. Po ashtu akuzat dhe shpifjet e ulëta që më janë bërë që 12 vite natyrisht që të çdo njeri shkakton dhimbje dhe i lutem zotit që askujt në botë mos t’i ndodhin padrejtësitë.

Image
Sa ju mungon Fatmiri, kur dihet qe është shume i angazhuar?

Arlinda: Kur ne jemi martuar unë e kam marrë parasysh faktin se natyra e punës së Fatmirit është e tillë dhe se sigurisht do ta ndjej edhe mungesën e tij, por megjithatë përkundër gjithë angazhimeve ne megjithatë gjejmë kohë të mjaftueshme për njëri tjetrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here