E sjellshme dhe me një kulturë të lartë familjare, që në momentin kur vendosëm ta intervistojmë ajo nuk kishte mundësi t’i thoshte ”jo” gazetës ”Panorama”, edhe pse një kohë të gjatë po refuzon intervistat që i ofrohen nga mediat shqiptare.

Erleta, vajza e veprimtarit të njohur shqiptar Ukshin Hoti, si dhe redaktore e programit zbavitës në RTK, vjen në një rrëfim ekskluziv dhe shumë interesant në gazetën tonë.

Duke treguar njohjen me Kastron, puthjen e parë, jetën e saj pas ardhjes në jetë të vajzës Nia, ndjenjën e të qenët nënë, sa e ndihmon Kastro, çfarë bashkëshorti është ai, si dhe disa gjëra që nuk i keni ditur për Erletën, mund t’i lexoni në këtë rrëfim të sinqertë…

Sa ka ndryshuar jeta juaj pas ardhjes në jetë të Nias?
Pas ardhjes në jetë të fëmijës, natyrisht që jeta ndryshon rrënjësisht. Ke afër vetes një krijesë të vogel të mrekullueshme, pjesë e trupit tënd, që do ta duash pa fund dhe njëkohësisht të kujdesesh si dhe të mbash përgjegjësi prindërore për të. Të qenët prind dhe universi i një fëmije të vogël më duket se janë shkencë më vete. Në muajt e parë të ardhjes së Nias planet prishen, meqë ditën dhe natën e përcakton vetëm ajo dhe ne që të dy kemi vendosur të përkujdesemi në maksimum për të.

Lindja e vajzës ishte e planifikuar?
Në fakt, së bashku me Klevisin kishim planifikuar të sillnim një fëmijë në jetë shumë më herët se kur e kuptuam që Nia po vinte. Gjithnjë kam dëshiruar të kem pranë vetes një njeri që me të vërtetë e dua dhe një fëmijë tonin, e me në fund kjo më është plotësuar. Sikur të më jepej rasti, këtë ëndërr do e përsërisja çdo herë.
Si ka reaguar mamaja jote kur ka mësuar se je shtatzënë?
Kam bindjen se ajo është gëzuar më shumë se unë. Bëhet gjyshe për herë të parë.

Familja e Kastros si e ka pritur këtë lajm?
Klevisi ka dy prindër dhe një motër aq të dashur, saqë herën e parë që i kam takuar jam ndier si pranë familjes sime. Gëzimi i tyre për lindjen e Nias ka qenë i padiskutueshëm.
Ju bashkëjetoni, planet për martesë zyrtare i keni bërë ndonjëherë?
Sigurisht që kemi në plan të kurorëzojmë dashurinë edhe me martesë, jo për arsye se lindi Nia, por pse e ndiejmë se kemi lindur për njëri-tjetrin. Por, po presim kohën kur të rritet vajza edhe pak.

Çfarë fëmije është Nia?
Nia ende nuk i ka mbushur 2 muaj dhe është e natyrshme për fëmijët kaq të vegjël të zgjohen 2 apo 3 herë brenda natës. Me përjashtim të të qarave normale të kësaj moshe, Nia në përgjithësi është fëmijë i qetë dhe i buzëqeshur.
Kujt i ngjan më shumë vajza?
Edhe pse është herët të konkludohet se kujt i ngjan, duket se ka sytë e Klevisit e formën e kokës sime (qesh).
Çfarë do kishe dashur që të bëhet ajo kur të rritet?
Po të më dëgjonte mua, do bëhej një ekonomiste e biznesmene e zonja dhe e pamëshirshme ndaj jetës. Bëj shaka, do më pëlqente të vazhdonte rrugën e gjyshes së saj dhe të ushtrojë profesionin e arkeologes.
Kush kujdeset për të kur ju nuk jeni në shtëpi?
Tani, meqë jemi në Kosovë, kujdeset mamaja ime. Po pas disa muajve do na duhet të marrim një babysitter.
Çfarë bashkëshorti është Kastro?
Në dallim nga Kastro Zizo që njihet në media, Klevisi është ai lloj mashkulli që femra ëndërron ta ketë pranë. Është shumë njerëzor dhe i dashur, serioz kur e kërkon rasti, i ndjeshëm në dashuri.
Xheloz?
Nuk i kemi dhënë shkas njëri-tjetrit që të krijojmë situata xhelozie dhe ende nuk e di se si do reagonte nëse do krijohej një rrethanë e tillë.
Kur ta ka dhënë puthjen e parë, e mban mend, dhe në cilin vend?
Po si nuk e mbaj në mend? Madje shpesh dhe qeshim duke kujtuar atë kohë. Ishte diku në jug të Shqipërisë, kur e jetonim jetën si adoleshentë.
Kur keni bërë njohjen në fillim, çfarë fjale të ka thënë?
Që do më dhuronte një bebe (qesh).
Kur të ka ftuar për herë të parë në kafe, ke paguar ti apo ai?
Kemi dalë më shpesh në klube nate dhe ka paguar ai.
Të ndihmon në punët e shtëpisë, i ndërron pelenën Nias?
Meqë për të lindur më është dashur t’i nënshtrohem operimit dhe të qëndroj disa kohë në shtrat, ishte Klevisi ai që kujdesej për mua, për Nian dhe për shtëpinë.
Ndan çdo intimitet me ty?
Lidhjen e kemi filluar duke i premtuar njëri-tjetrit një sinqeritet të plotë dhe diskutim për çdo gjë. Deri tani kemi pasur sukses në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here