Kërcimi do të jetë gjithnjë pasioni im, por realizimi im nuk do të jetë vetëm në planin profesional, edhe ai personal është i rëndësishëm”.

Pra, jo vetëm profesioni është i rëndësishëm për Borana Qirjazin, balerinën shqiptare tek “Amici”, programi i famshëm i Maria de Filipit në Mediaset.Borana nuk arriti në fazën finale të programit, por vajza nga Shqipëria, shikon përtej karrierës. “E shoh të nesërmen – ka deklaruar ajo për revistën “Ecco” – me shokun që kam tani, me shpresën që ndjenja që tani kemi për njëri tjetrin të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur!”.

Borana beson se nuk është kuptuar nga publiku: “Dhashë gjithë veten time dhe gjithnjë kam pasur ndjesinë që publiku nuk më ka kuptuar. Ndrojtja ime shpesh merrej për kryeneçësi, një gjë që nuk e kam në karakter” – thotë vajza nga Tirana.
Duket që nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë as me shokët e skuadrës: “Normal që nuk kishte ndonjë që të më bënte të çmendesha nga simpatia, por meqë duhet ende të punoj me ata, preferoj të mos përmend emra.

Borana nuk është aspak dakord me zgjedhjen e finalistëve. “Mendoj se janë 4 këngëtarët ata që e merituan më shumë. Edhe pse në kokën time, duhet të kisha parë mirë jo vetëm këngëtarët, por edhe balerinët. Kjo, sepse formula e shoët të talentit sheh si pretendente këngën dhe kërcimin!”. Por ajo pranon se niveli i transmetimit ishte i lartë: “Niveli i të rinjve këtë vit ishte shumë më i lartë dhe mendoj se çdo njëri nga ne e meritonte fitoren”.

“Amici” është një program nga më të ndjekurit në Itali. Ai është një shkollë live kërcimi dhe muzike, që drejtohet nga një grup profesorësh italianë dhe të huaj, nga figurat më autoritare të fushës. Ideatore dhe organizatore është e njohura Maria De Filipi. Programi ndiqet në masë edhe nga publik shqiptar. Në trupën profesioniste të programit punojnë balerinët shqiptarë Kledi Kadiu, Leon Çino, Anbeta Toromani, kurse thuajse çdo vit klasat e këngëtarëve dhe kërcimtarëve kanë përfaqësues shqiptar./shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here