Rozi Radi, është një këngëtare që bie jo pak në sy me look-un dhe format e saj trupore, të cilat janë të rrumbullakosura, por gjithsesi seksi.

Artisja simpatike rrëfen për “Summer Pages” se ka raste kur i duhet që të mbajë dietë për ditë më radhë, kjo gjithmonë kur e sheh veten që e ka tejkaluar me kilogramët

“Ka raste që shëndoshem, kjo sepse nuk ndjek regjim me ushqimin, ha rrallë, por shumë, gjë që nuk është fare e mirë”, – thotë Rozi që në fillim të bisedës. Më tej ndërsa e pyesim për dietën më drastike që ka mbajtur gjatë jetës së saj…

Dy vite të tëra: Mish pule, sallatë jeshile dhe një frutë në ditë. Jo kafe, jo alkool. Vetëm një gotë verë rrallë dhe 3 herë në javë 2 orë palestër”, – vijon Rozana, e cila tanimë falë këtyre ‘sakrificave’ ka arritur të ketë sot një trup të tonifikuar, me celulitin siç thotë edhe vetë ajo në miniaturë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here