Rozana Radi sapo ka blerë një makinë të re të tipit ML 270. Makina ka kushtuar jo pak, por plot 10 mijë euro. Megjithatë këngëtarja duket se e ka merituar një dhuratë të kushtueshme për këtë Vit të Ri.

Rozana Radi gjatë kësaj vere u klasifikua si një ndër këngëtaret me më shumë koncerte dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura prej tyre, ndaj nuk është ndonjë “sakrificë e madhe financiare” kostoja e kësaj makine.

Por, sipas miqve të Rozanës më tepër sesa për të mbushur një kapriçio, këngëtarja e ka blerë këtë makinë për të përballuar rrugët e gjata që është e detyruar të bëjë kur udhëton për të dhënë koncerte në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here