Ndërkohë që xhirimet e klipit “Jabadabadu” tashmë kanë përfunduar, në Youtube u hodh për pak orë një montazh i filmimeve të klipit.

S’bëhet fjalë për një montazh final të klipit, madje mund të themi që klipi nuk është publikuar nga kompania që e ka xhiruar klipin “Urban Graphics”, as nga Rozi e as nga Kresha.

Klipi i publikuar, nëse mund të quajmë të tillë është publikuar nga të tjerë njerëz, hackera të cilët kanë ndërhyrë në email-in e një prej punonjësve të produksionit.

Çifti i njohur është mërzitur jo pak, gjithsesi klipi është hequr tashmë nga Youtube dhe këto ditë pritet të dalë versioni përfundimtar i tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here