Rozana Radi zbulohet identiteti e të dashuritTë reja mjaft interesante janë zbuluar nga jeta private e këngëtares Rozana Radi. Disa vite pas përpjekjeve të artistes për ta mbajtur jetën sentimentale jashtë vëmendjes mediatike, më në fund zbulohet kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën.

Shpëtim Karakushi quhet djali fatlum, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë, me të cilën Rozana ka gati 3 vite e lidhur. Nuk dihet në cilat rrethana ata janë njohur, pasi profesionet i kanë diametralisht të kundërta, por e rëndësishme është që duken shumë mirë me njëri­-tjetrin dhe përputhen mjaftueshëm.

Diçka e tillë mund të kuptohet edhe nga fotot që i janë bërë çiftit, ndërsa ndodheshin në mjediset e Panairit të Librit në Tiranë, për të vizituar stendat me botime të reja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura së bashku.

Gazeta ‘Panorama’ ka mësuar se ata bashkëjetojnë në një apartament pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, që prej një viti. Nisur nga fakti që punët i mbajnë pak larg njëri-­tjetrit gjatë orareve të ditës, ata shfrytëzojnë kohën e lirë për ta kaluar bashkë, si dhe mbrëmjet për të pirë ndonjë gotë me miqtë.

Sipas miqve të tyre, Rozana ndihet shumë pranë tij, aq sa nuk rri pa ia shprehur dashurinë në çdo moment.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here