Rozana Radi duket se është shumë e angazhuar me projektet e saj muzikore këto kohë. Vetë këngëtarja kohë më parë ka pohuar se kjo do të jetë një verë shumë produktive për të, me shumë krijime të reja. Lajmi më i ri rreth saj është se ajo po xhiron klipin e këngës “U deshëm tepër”.

Këtë gjë ajo e ka ndarë me gjithë miqtë e saj në “Facebook”, ku ka shkruar: “Në xhirimet e këngës ‘U deshëm tepër’…

Një dedikim për të gjithë ato çifte që janë dashur pa kushte, që janë dashur vërtet dhe pengesat e mëdha të jetës në çift kanë ditur t’i superojnë. Për ata që kanë shtyrë malet për të vazhduar ëndrrën e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here