Viti 2010 ka qenë i mbushur me shumë angazhime për të. Duke filluar nga shfaqjet teatrale, pjesëmarrja në “Vip Shpija”, “Maratona e këngës popullore”, “Kënga Magjike”, ture në Shqipëri, Amerikë, e kudo ku ka shqiptarë.

Megjithatë veç kësaj ka pasur edhe ngjarje jo fort të këndshme, por që megjithatë kanë lënë gjurmë gjatë këtij viti për të.

Teksa e pyesim lidhur me atë që pret t’i realizohet gjatë 2011, Rozana përgjigjet: “Pres të më ndodhin shumë surpriza. Kam shumë të reja për publikun dhe jam shumë e lumtur për projektet që kam në plan”.

E veç surprizave në aspektin profesional Rozi pret që të dalë faqebardhë edhe në gjyqin me Rezarta Shkurtën, për të cilin kur e pyesim shprehet: “Normale që pres ta fitoj”. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here