Ka edituar albumin e ri me 15 këngë dhe një klip i cili po pëlqehet shumë, pasi ka arritur gati një milion klikime brenda një kohe të shkurtër.

Rep këngëari i njohur kosovar Mc Kresha së shpejti pritet të shfaqet në një tjetër projekt të madh siç deklaron ai, ndërsa këngën e ish-të dashurës së tij ende nuk e ka dëgjuar, edhe pse thotë se në finale e ka votën e tij.

‘’ Po flasim artistikisht, Rozana është një artiste e madhe dhe shkruan tekste të bukura dhe mendoj se ka një tekst shumë të mirë. Nuk e kam dëgjuar këngën, por shpresoj dhe mendoj se do ta ketë votën time’’,thotë Kresha.

Ndërsa në pyetjen rreth sherrit me Bleron dhe Blerim Destanin,Kresha është përgjigjur :
’’ Ou, nuk doja të flisja për këtë punë, nuk dua të prononcohem për gjëra private. Por nëse dikush më ofendon mua, është jo etike, por nëse ka diçka kundër meje muzikalisht, le të flasë’’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here