I ka munguar rrugëve të Tiranës sepse ka nisur të shkelë të tjera rrugë. Rozana Radi është larguar nga Tirana për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj MC Kresha. Çifti kanë vendosur t’a ndajnë jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

MC Kresha megjithëse është nga Mitrovica, qyteti i lindjes dhe ku ai ka jetuar deri pak më parë, me kërkesë të të dashurës së tij, ka blerë një apartament në Prishtinë për të nisur bashkëjetesën me Radin.

Ndërsa në Tiranë, çifti jetojnë në shtëpinë e këngëtares. Por megjithëse ka shumë gjasa që Rozana Radin të mos e shohim në klubet dhe vendet e preferuara në Tiranë, me siguri nuk kemi për t’ia ndjerë mungesën në ekran sepse duke filluar që në javët në vazhdim ajo do të shfaqet në disa spektakle të përmasave të mëdha siç është “Këngët e Shekullit” dhe “Kënga Magjike”.

Rozana Radi është e ftuar të këndojë në natën greke të spektaklit “Këngët e Shekullit” ku këngëtarja do të jetë përkrah të tjerë emrash të njohur të muzikës shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here