Rozana Radi: Ja e vërteta e shtatzanisë simeGjoksin e kujt femre pëlqeje para se të bëje ndërhyrjen?

Unë nuk kopjoj askënd.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale ndihesh më e plotë, seksi, më shumë femër?
Do e quaja më mirë një kapriço adoleshente, një ndërhyrje kirurgjikale. Temë e mbyllur.

Deri ka ka shkuar fantazia e njerëzve për ty, pra çfarë ke dëgjuar për veten që as vetë s’e kishe imagjinuar?
Çfarë nuk kanë shpikur. Vetëm gjyshe s’më kanë bërë ende. Po mua nuk është se më intereson shumë shprehja: “Po bota, ç’do të thotë bota?”

Një nga lajmet e fundit për ty ishte “Rozi shtatzënë”, që e mohove me një status ironik në facebook. Çfarë shije të la?
Është e vërtetë që ka bëhen shumë shkrime jo vetëm për mua, por për të gjithë artistët. Portale online të cilët i bëjnë këto lajmë vetëm për të marrë disa klikime më tepër, gjë që publiku e ka kuptuar se po ta hapësh linkun, tjetër është artikulli e tjetër titulli e atëherë e kupton që është thjesht një mashtrim.

Nisur nga lajmi mendon se të jesh nënë është pasuria më e madhe për një femër?
Përsa i perket të pasurit të një fëmije po e shpjegoj me një telefonatë të një shoqes sime, e cila më tha: “Tani që u bëra me fëmijë e kuptoj sesa na kanë dashur nënat tona”. Besoj se duhet të jetë gjëja më e bukur ndjesia kur bëhesh nënë. Nuk di të flas nga faktet, por besoj se ashtu është.

Jeta më e bukur që do i dëshiroje vajzës tënde një ditë?
Po ju përgjigjem me dy vargje nga kënga ime “Bekim”. Rrugë të mbarë kokën mos kthe, mos harro kush ishe dje. Fal se falja është e shenjtë mos urre!

Sa kushtojnë vargjet e tua, pra një tekst kënge nga Rozana Radi?
Nëse do t’i vendosja një çmim besomëni me modestinë më të madhe që s’ka asnjeri aq para sa të më blejë shpirtin! Jam tekstshkruesja më e lirë në trevat shqiptare.

Çfarë konsideron pasuri deri tani?
Motra, nipi, mbesa, pasuri përrallore.

Kush të këshillon për zgjedhjen e një projekti ku duhet të përfshihesh?
E vetmja këshilltare e jetës sime, e zgjedhjeve të mia, i vetmi njeri që i besoj është ime motër. I besoj verbërisht, dhe mund të shkoja me sy mbyllur deri në fund të botës nëse do më dirigjonte ajo.

Çfarë bën për të fituar besimin e të tjerëve?
Unë nuk jam natyrë që mundohem të dukem për të fituar besimin e njerëzve. Unë i kam krijuar shoqëritë e mia që në fëmijëri, ndaj e kam të vështirë të krijoj marrëdhënie të ngushta me persona, që i njoh në vitin në 2015-2016. Flas për shoqëri të ngushta këtu. Dhe të krijoj besim duke bërë diçka për ta unë thjesht jam kjo që jam, pastaj kanë a s’kanë besim njerëzit tek unë kjo është relative, varet si e shohin ata. Unë jam kjo që jam, bëj ato gjëra që duhen bërë, e nuk i bëj se duhet të fitoj besimin e dikujt.

Mikesha më e ngushtë që di shumë nga sekretet e tua?
Mikeshat e mia janë tre. Fatkeqësisht nuk jetojnë në Shqipëri, por mund t’i ishin përgjigjur kësaj interviste sikur të isha unë. Ato janë Ada, Erma, Loida.

E urren lezbizmin?
Pse duhet të urrej lezbizmin?! Çdo njeri është i lirë të dashurojë kë të dojë. Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë!

Je zonjë e mirë shtëpie dhe sa kohë kalon në kuzhinë?
Nuk jam zonjë, por jam një zonjushë shumë e mirë shtëpie. Nuk kam pastruese në shtëpi pasi punët i bëj vetë. Kam shumë dëshirë të gatuaj dhe këtë mund ta vërtetojnë miqtë e mi, të cilët i ftoj në shtëpi për drekuar apo darkuar së bashku.

Nga cilat ushqime ke hequr dorë për të ruajtur peshë konstante?
Kam një trup që marr shumë shpejt kile, por ndërkohë që i heq shumë shpejt. Tani është periudhë mesatare, normale kam hequr dorë nga brumrat, makaronat, yndyrnat, të skuqurat të cilat nuk i konsumoj. Sigurisht frutat nuk i konsumoj jo shumë pasi kanë sheqer, dhe darka jo shumë vonë. Ndërsa vrapi dhe ecja më ndihmon më tepër.

Pi cigare, alcool?
Nuk pi cigare, nuk pi alkool.

Ke varësi nga telefoni?
Kam varësi nga telefoni. Jam njeri që dua të jem çdo moment në kontakt me familjaret e mi. Nuk jetoj dot nëse s’ia dëgjoj zërin. Telefon të qofsha falë!

Filmat e kujt aktori apo aktore ndjek më shumë?
Ndjek filmat e Roberto Begninit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here