Rozana Radi dhe Sinan Hoxha janë protagonistë të fotove të reja të nxehta që ka publikuar e përditshmja “Panorama” në Shqipëri.

Gazeta ka vendosur të nxjerrë fotot pas një deklarate të bërë në një emision televiziv nga Radi e cila ka pretenduar se fotot e publikuara nga kjo gazetë pesë muaj më parë nuk ishin të vërteta por montazh.

“Jemi të detyruar t’i kthehemi, dhe kësaj radhe të bëjmë publike edhe fytyrat e Sinan Hoxhës, Seldi Qalliut dhe Valbona Memës, sepse Rozana u kujtua gati pas pesë muajsh të na akuzojë se fotot nuk qenkan të vërteta, por montazhe.

Ne, qëkur i kemi publikuar këto foto, kemi vënë shënimin se, nëse personazhi ka pretendime për autenticitetin e fotove, është i lirë të vijë në redaksi për t’i kontrolluar ato” thuhet në lajmin e publikuar nga gazeta.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here