Nuk marrin fund zënkat mes artistëve. ‘Lufta’ Rozana – Rezarta tash është shndërruar në Rozana – Rovena.

Debatet për profesionalizimin apo xhelozinë e njërës apo tjetrës vijojnë pafund edhe pse nuk merret vesh se kush ka qenë iniciatore e kësaj zënke.

Ndërkaq, ditë më parë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, e ftuar për klipin e saj më të ri, Rovena është pyetur nga moderatori nëse do ta mallkonte apo jo Rozanën, që t’i çahej silikoni që ajo ka vendosur në gjoks pak muaj më parë.

“Unë nuk mallkoj njeri”, – është shprehur si për të ruajtur ekuilibrin Rovena, duke shtuar se ajo nuk ka pasur asnjëherë gjë me Rozin, por ka qenë kjo e fundit, që ka folur lart e poshtë për të si këngëtare, mesa duket nga “dashuria e madhe”.

Ndërsa Rozana Radi pa kaluar as 5 minuta, përmes një mesazhi i është përgjigjur Rovenës.

“Çani, unë nuk zihem me njeri. Kam katër profesione, poete, flautiste, aktore dhe këngëtare, ndaj i thuaj asaj këngëtares që ke në studio, të flasë për atë që ka ardhur aty e jo për mua, që më marrin nëpër gojë edhe kur unë e bëj pushim. Duan të zënë faqet e para të gazetave me emrin tim”, – është shprehur Rozi, ndërsa nga ana e saj, Rovena i ka dërguar një puthje përmes ekranit. /Vipat/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here