Këngëtarja kërkon të provokojë skandalin e radhës, në tentativë për të rregulluar imazhin. Publikohen foto të reja si provë

Që në krye të këtij shkrimi, duam të bëjmë me dije të gjithë lexuesit tanë, se ne nuk dëshironim t’i ktheheshim argumentit të Rozana Radit me fotot lakuriq. Ai ishte një set fotosh, të cilin ne e publikuam në fillim të verës, duke shënuar kështu të parin rast kur një personazh publik shqiptar shfaqet lakuriq në media.

Me kaq lajmin e konsideronim të ezauruar, edhe pse kishim foto të tjera nga pushimet e këngëtares, të cilat përbënin kuriozitet më vete, për arsye se personazhet që po kalonin pushimet me të, ishin gjithashtu shumë të njohur. Madje, nëse ju kujtohet, fytyrat e tyre ne i kishim mbuluar në mënyrë që të mos kishim lajm mbi lajmin, sepse lakuriqësia e Rozit na mjaftonte.

Mirëpo jemi të detyruar t’i kthehemi, dhe kësaj radhe të bëjmë publike edhe fytyrat e Sinan Hoxhës, Seldi Qalliut dhe Valbona Memës, sepse Rozana u kujtua gati pas pesë muajsh të na akuzojë se fotot nuk qenkan të vërteta, por montazhe. Këtë pohim ajo e bëri të premten e kaluar, te programi “Zonë e lirë” i Arjan Çanit.

Ne, qëkur i kemi publikuar këto foto, kemi vënë shënimin se, nëse personazhi ka pretendime për autenticitetin e fotove, është i lirë të vijë në redaksi për t’i kontrolluar ato. Mirëpo, Rozana nuk erdhi, sepse e dinte se fotot ishin të sajat. Tani na del me teorinë se fotot janë fotomontazhe dhe si provë na jep varësen në qafë, e cila nuk na qenka e saja!

Ne po publikojmë vetëm një nga ato dhjetëra foto që disponojmë të Rozanës, ku ajo mban të njëjtën varëse. Në fakt, ne vendosëm t’i ktheheshim edhe një herë këtij argumenti jo për të bindur Rozin, e cila gënjen pa ia bërë syri tërr, por sepse ndiejmë obligim ndaj lexuesit. Ne nuk mund të guxojmë të publikojmë fotomontazhe, sepse serioziteti i gazetës nuk na lejon të bëjmë të tilla aventura.

Por ama as nuk e vëmë në dyshim pas këtij shkrimi, njeriu që do përfitojë, do të jetë përsëri Rozana, e cila vdes të jetë në qendër të vëmëndjes edhe me një shkrim si ky. Nuk ka rëndësi se çfarë shkruhet, e rëndësishme është të dalë në gazetë e të flitet për të.

Rozana gënjeu edhe për MC Kreshën
Pak javë më parë, ne ishim të parët që publikuam lajmin e lidhjes së Rozana Radit me MC Kreshën. Menjëherë pas këtij lajmi, këngëtarja nxitoi ta përgënjeshtrojë në faqen e saj në Facebook duke sharë e mallkuar gazetarët, të cilët sipas saj ia kishin futur kot. Por nuk e mendoi gjatë, sepse në fakt “Kënga Magjike” po afronte dhe Ardit Gjebrea nuk të fal kur bëhet fjalë për të tilla lajme, të cilat i shërbejnë audiencës së tij.

Dhe Rozana e pranoi lidhjen!!! E çfarë besueshmërie mund të ketë një person i tillë që gënjen pa pikën e problemit duke i kaluar të gjithë për budallenj? Konkluzionin e nxirrini vetë. Një prej shumë broçkullave të Rozanës te programi “Zonë e lirë” ishte edhe fakti që te gazeta “Panorama” drejtuesit janë shumë djem të mirë, por gazetaret janë të poshtra. Tani, le të vihet secili prej jush që po lexoni këtë shkrim, në vendin tonë, që merremi me jetën e personazheve publike. Nëse ju do kishit foto të Rozit nudo, a do i publikonit?

Nëse ju mësoni se Rozi është lidhur me një reper të njohur, a do ta publikonit? Kjo nuk është as tendencioze dhe as jo profesionale, kjo është thjesht puna jonë, e cila drejtohet nga “djemtë e mirë”. Del në gazetë me skandale ai ose ajo që provokon më shumë të tilla. Dhe, siç të gjithë tashmë e keni kuptuar, Rozana është mjeshtre e tyre.

Ne nuk kemi as më të voglin paragjykim, sepse ajo është jeta e saj dhe mund të bëjë ç’të dojë me të, por të mos ankohet kur ta shohë veten në gazetë. Dhe, sa për broçkullën tjetër, ku ajo thotë se gazetarët fshehin emrat e tyre, gjë që nuk është aspak e vërtetë, i bëjmë me dije Rozit se ky shkrim u realizua nga gjithë stafi i “Panorama plus”, përkatësisht nga Ermira Shpëtimi, Klotilda Harka, Blerand Rexhepi dhe Besarta Kadiu. Kjo e fundit madje është duke punuar mbi një lajm shumë interesant për këngëtaren.

Varësja, gënjeshtra tjetër e Rozanës
Meqenëse Rozana pretendon që trupi në këto foto nuk është i saji dhe si provë na sjell varësen, ne po publikojmë edhe një tjetër foto, me Sinan Hoxhën ku ajo ka në qafë të njëjtën varëse. Kemi gjithashtu edhe dhjetëra foto të tjera, ku ajo paraqitet me të njëjtën varëse.

Sinan Hoxha: “Puna e femrës do kujdes!”
Gjatë viteve të karrierës së tij muzikore, kryesisht asaj tallava dhe të vjedhur nga fqinjët, ne kemi mësuar për disa nga pasionet e këngëtarit, njërin prej të cilëve na e bëri me dije ish e dashura e Seldit, Domenika. Por, kurrsesi nuk ia kishim idenë se Sinani paska edhe një pasion tjetër, atë për të prapmet! Nga fotot duket qartë se Sinani në fillim i shikon të prapmet e Rozit, reflekton mbi to, pastaj…..i lëpin!!!! Por meqë në këtë shkrim po merremi me Rozin, që të evitojmë gënjeshtrën e saj të radhës, se “aty nuk jam unë”, kemi publikuar edhe një foto me fytyrë, ku duket qartë fustani i saj me viza dhe të brendshmet. Dili për zot edhe të prapmeve të tua Rozi, të lutem!

Rozana merr zjarr në krahët e Seldit
Po shokë janë, asgjë më shumë, fundja të gjithë ne kur kemi një shok, zhvishemi në brekë dhe i fërkohemi pas trupit… Apo nuk është kështu? Për ju mbase jo, por për Rozin ky është thjesht një moment më se i zakonshëm gjatë një darke me miqtë. Pak nxemje para krevatit, nuk të bën keq. Fundja bëhet fjalë thjesht për shoqëri!!!! Edhe në këtë foto, si në të gjitha të tjerat, gjoksi, krahët, kofshët, barku, etj. etj., janë……. veçse të Rozit./Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here