Si gjithmonë është shumë e dhënë pas celularit, aq sa nuk e heq dot nga dora atë për asnjë moment. E mban në dorë gjithë kohën, madje edhe kur është në plazh, afër detit.

Dhe ajo që nuk pritej për të, ndodhi. Celulari përfundon në det dhe nuk gjendet më, bashkë me të dhe të gjithë kontaktet që Rozana kishte mbledhur prej shumë vitesh e që tashmë nuk i ka më.

Për të rekuperuar sadopak nga ajo që ka humbur, Rozana bën këtë njoftim për miqtë në “Facebook”.

Do t’i lutesha shumë miqve të mi të ngushtë të më shkruajnë nga një sms në telefon për të më dhënë numrin e tyre, sepse fatkeqësisht telefoni im përfundoi në det. Fatkeqësisht nuk kam më asnjë numër, por fatmirësisht numri im është në funksion akoma. Ju përshëndes nga Ksamili”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here