Për të ky ka qenë një vit shumë i lumtur. Sukses pas suksesi, pa përmendur këtu dashurinë me reperin më të ri në moshë, MC Kresha, me të cilën këndoi “Jaba daba du” në festivalin e “Këngës Magjike”, këngë që u vlerësua me çmim.

E shpenguar si gjithmonë, flokëkuqja Rozanë duket shumë e lumtur këto kohë, edhe pse për dashurinë pranon të flasë vetëm në kopertina revistash, jo në gazeta rozë.

Sigurisht mënyra më e mirë të për qartësuar çdo hamendësim ka qenë të pranojnë jo, por dy oferta radhazi që edhe i ofrojnë kopertinat e dy revistave të njohura. Mësohet se njëra prej tyre do të jetë një revistë kosovare dhe tjetra nga Shqipëria, por nuk dihet me saktësi se cilat do të jenë ato.

Vetë Rozi ka bërë me dije se po realizon për momentin një set fotografik me ketë qëllim, por nuk ka pranuar të tregojë të tjera detaje. Në intervistat përkatëse të këtyre revistave, Rozi do të flasë jo vetëm për muzikën dhe teatrin, por sidomos për lidhjen e saj intime me reperin kosovar.

Ende nuk kemi mësuar ama nëse në kopertina çifti do të shfaqet bashkë. Thashethemet se gjasme ajo do të largohet drejt Kosovës për të jetuar me Kreshën (siç e thërret ajo reperin), ndoshta nuk janë kaq të pabaza, sepse Kreshniku ia ka bërë ftesën… Të paktën kështu kemi mësuar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here