Fundjava e shkuar kanë qenë shumë e bukur edhe për ata që kanë shkuar të ndjekin performancat ‘live’ të dy këngëtareve shumë të dashura, Rozana Radi dhe Ronela Hajati…

Me energjinë që nuk u ka munguar asnjëherë si dhe me repertorin interesant që kishin zgjedhur, këngëtaret ia kanë dalë ta ngrenë peshë publikun.

E ndërsa dy mikeshat prisnin që publiku të largohej, ai sa vinte e shtohej më shumë duke i dhënë kështu edhe më shumë zemër kolegeve.

Herë Rozi me këngët e saj ritmike, e herë Ronela me hitet tashmë të njohura, nuk e lanë për asnjë moment publikun të ulej pavarësisht orëve që kalonin… Këto që ju sjellim sot janë fotot nga performanca e dy këngëtareve të shtunën e shkuar. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here