Ka zgjatur vetëm pesë minuta seanca e parë gjyqësore për këtë vit ndaj këngëtares Rezarta Shkurta.

Shkurta ndodhet si e pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”, akuzë e ngritur pas zënkës së dhunshme mes saj dhe këngëtares tjetër Rozana Radi më 5 dhjetor të vitit 2010. Seanca e parë e këtij procesi për këtë vit gjyqësor ishte përcaktuar ditën e djeshme.

Por, gjyqtari i çështjes nuk ka mundur ta zhvillojë normalisht atë. Shkak është bërë mospranimi në sallë e së pandehurës Shkurta. “Shtyhet për shkak të mosparaqitjes të të pandehurit”, është shënuar në vendimin e seancës së djeshme gjyqësore.

Duke e pasur të pamundur vijimin e procesit, gjykata ka ndërprerë shqyrtimin dhe ka caktuar 2 shkurtin si datë seancës së radhës. Seanca e djeshme ishte e dhjeta në radhë e seancave të zhvilluara të këtij shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Dosja me të pandehur Rezarta Shkurtën nisi të gjykohet në Gjykatën e Tiranës më 21 korrik 2011.

Aktualisht ajo ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve. Në seancën e 12 tetorit 2011, tentativa e gjykatës për të zgjidhur me pajtim çështjen rezultoi negative, pasi Rozana Radi nuk pranoi ta falte kolegen e saj Shkurta. Në atë seancë, Radi iu përgjigj negativisht pyetjes së trupit gjykues nëse do ta falte Rezarta Shkurtën.

“Dua të ndjek rrugën ligjore”, u shpreh ajo. Në seancat pasardhëse dy këngëtaret paraqitën versionet e tyre mbi “përplasjen” e ndodhur mes tyre në dhjetor 2010 pranë Liqenit Artificial në

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here