Rozana dhe Noizy çifti i suksesshëm i vititNdërmjet Rozana dhe Noizy kanë një miqesië,ata pothuajse tër kohen dalin bashkë jo vetëm në klip, por edhe kur janë të ftuar në party të ndryshme, si në festën e organizuar nga mikesha e tyre, Anjeza Branka.

Edhe pse kanë shume diferencë në moshë me njëri-tjetrin ata duket se e gjejnë gjuhën e përbashkët. Ata mund të quhen çifti i suksesshëm i vitit, pas nxjerrjes në treg të klipit të tyre të dytë së bashku me titull “Mr Yesterday”, i realizuar në një jaht luksoz në liqenin e Ohrit.

Pas bashkëpunimit të një viti më parë me këngën “Fly”, dy këngëtarët iu rikthyen bashkëpunimit me një klip të nxehtë në stilin regea.

Mënyra e të kënduarit është e stilit amerikan, ndërsa marrëdhënia mes tyre shumë ekspresive.

Noizy sapo ka përfunduar albumin “Pak më ndryshe”, ku të gjitha këngët sjellin muzikën e rrugës me tekstet e krijuara nga vetë ai. Në klipin “Fly”, ai bëri shumë përshtypje me pamjen e veçantë dhe sidomos linjat e trupit, të një ish-boksieri në Londër. Ndërsa Rozana, nuk mungon me klipet e reja me fabula interesante.

2 KOMENTET

  1. noizy is the best ….ska me ta ky osht veq fillimi… albanian 4 life…otr 4 ever

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here