Ajo që shohim në netët e një festivali, në fakt është vetëm maja e ajzbergut në krahasim me atë që ndodh mbrapa kuintave të tij, por sidomos mbasi ulet sipari i evenimentit.

Kështu ka ndodhur edhe mbas natës finale të festivalit “Kënga Magjike”.

Edhe pse gjithsecili duhej të votonte kolegët dhe votat duhet të ishin tërësisht një mendim personal, përsëri kompromiset mes tyre kanë qenë të paevitueshme. Duket se kështu ka ndodhur edhe me Greta Koçin dhe Rozana Radin.

Vajzat mesa duket kishin rënë dakord që të votonin njëra-tjetrën, por në momentin që kanë thënë pikët, në fakt asnjëra nuk e kishte votuar tjetrën. Greta kishte votuar për Gertën, Oltën dhe Burn ndërsa Rozi për Noizyn, Erandën dhe Pirro. Pra në tre vendet e para nuk shfaqeshin emrat e tyre. Kaq ka mjaftuar për të ndezur sherrin mes dy vajzave të cilat në fakt kishin bërë të njëjtën lojë, kishin evituar emrat e njëra-tjetrës në tre emrat më të votuar, duke mos e mbajtur fjalën.

Pikët e Greta Koçit

1. Gerta dhe Kledi Mahmutaj
2. Olta Boka
3. Burn

Pikët e Rozana Radit

1. Noizy
2. Eranda Libohova
3. Pirro Çako

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here