Moderatorja Roza Lati është shquar gjithnjë për tipin mjaft të çlirët dhe pa komplekse si në ekran, por edhe jashtë tij.

Këtë herë gjatë emisionit të saj “Why Not” ajo kishte renditur disa foto personazhesh të njohur të cilët janë bërë pjesë e sfidës më të fundit në rrjete sociale, “10 years challange”. 

Në çastin kur në ekran u shfaq foto e moderatorit Arjan Muça, ajo rrëfeu edhe një “sekret” për publikun. 

“Kur e nxorri Arjon Muça këtë foton në Instagram, unë kam qenë shtrirë në krevat dhe i shkruajta në inbox: “Nuk di si ta them, po në 2009-ën ke qenë fiksimi im. Më shkruajti: “Po mbrapa ça ndodhi?” Unë i ktheva përgjigjen: “Thjesht u hutova”- u shpreh Roza gjatë emisionit.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/roza-lati-gjuan-hapur-moderatorin-shqiptar-618124/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here