Roza Lati flet për të dashurin, por ka një ankesë për të…Moderatorja e njohur Roza Lati ka qenë kohët e fundit në qendër të mediave rozë, ku u përfol aq shumë për përplasjen virtuale me Aurela Hoxhën. Por kësaj radhe Roza ka vendosur të flas për të dashurin e saj.

Në një video live në Instagram, mes pyetjeve të ndryshme të fansave, Roza i është përgjigjur edhe asaj në lidhje me partnerin aktual.

“Po dal me dikë, e kam thënë por ka diçka që nuk më pëlqen tek ky djalë. Duket se ai më sheh si Roza Lati, shoqërohet me mua që të bëjë një check in, të duket që është ulur në kafe me mua. Nuk sheh atë Rozën e thjeshtë, atë që unë jam në të vërtetë”, ka përfunduar moderatorja e zhgënjyer.

Nuk dihet ende në fakt se kush është ky i dashuri misterioz i Rozës, pasi që pas ndarjes nga këngëtari Stine vajza e Rita Latit ka preferuar t’i mbajë të fshehta lidhjet e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here