J.K. Rowling eshte akuzuar per kopjimin e nje historie te shkruar nga nje tjeter shkrimtar librash per femijet.

Sipas Max Markson, administratorit te pasurise se Adrian Jacobs qe ka vdekur ne varferi ne 1997-en, Rowling ka kopjuar nje liber te botuar ne 1987-en.

Behet fjale per librin “Aventurat e shtriganit Willy”, ngjarjet e te cilit i kane dhene shtyse episodit te katert te sages se Harry Potter.

Ne kete ceshtje eshte perfshire edhe shtepia botuese Bloomsbury Publishing.

Libri i Jacobs, titulli origjinal i te cilit eshte “Willy the Wizard”, ka shitur rreth 5 mije kopje.

Autori humbi te gjitha te ardhurat e tij ne nje investim financiar te gabuar dhe i mbylli ditet e fundit ne nje azil.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here