Ky është fati i të gjithë këngëtarëve të suksesshëm që natën e Vitit të Ri ta kalojnë jo me familjen, por në krye të detyrës…!

Të njëjtin fat do të ketë edhe sivjet këngëtarja Rovena Stefa e cila ka pohuar se gjatë natës së ndërrimit të viteve do të jetë duke kënduar në një prej lokaleve të Prishtinës, ku edhe ka pranuar të trokasë gotat me klientët dhe jo me të afërmit e saj.

Artistja ndërkohë gjendet po në Kosovë, ku edhe po realizon xhirimet më të fundit të cilat do të transmetohen gjatë natës së vitit të ri në televizionet vendase.

Sigurisht e shoqëruar me Rovenën do të jetë edhe motra e saj Elisa e cila është edhe menaxhere e këngëtares, por nuk dihet nëse edhe motra më vogël, do të jetë e pranishme në këto koncerte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here