Këngëtarja e suksesshme Rovena Stefa tani ka marrë edhe rolin e modeles.

E fotografuar nga fotografi i njohur Veton Osmani, ajo ka paraqitur një katalog të brendshmesh të kombinuara në stilin Classic-Trendy, ku ajo për herë të parë bën një servis të plotë fotografik. Ne kemi arritur të sigurojmë vetëm një foto nga ky katalog.

Nuk e dimë se cili është plani i Rovenës dhe se ku do të publikohen fotot e tjera.

Rovena parashikon edhe ardhjen e një videoklipi të ri në muajin e ardhshëm, të punuar nga “5 Star Production” në Prishtinë dhe na premton se do të jetë video më e mirë shqiptare e punuar deri tani. Aktualisht, ajo vazhdon përgatitjet, për të prezantuar së shpejti bashkëpunimin e saj me një këngëtare tepër të famshme në Itali. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here